Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë fshatit Mazhe të Krujës, ku dy automjete janë përplasur dhe kanë dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Dy persona të tjerë që ndodheshin në automjete kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

The post Përplasen 2 makina në Krujë, tre të plagosur appeared first on GIJOTINA.