Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg shtetasin kolumbian Samir Rosales Rodriguez. Ky i fundit u soll në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të dhënë pas hetimeve të SPAK-ut për laboratorin e kokainës në Frakull.
Ai arriti të largohej nga Shqipëria menjëherë pas finalizimit të operacionit antidrogë, por pas kërkimit ndërkombëtar u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi. Pas përmbylljes së procedurave, ai u solli në vendin tonë ku tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
gijotina.com/
The post U kap në Kolumbi, GJKKO lë në burg kimistin nga Kolumbia! Do të vuajë 14 vite për laboratorin e Frakullës appeared first on GIJOTINA.