U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës

UEFA i beson Superkupën e Europës arbitrit somalez që

UEFA ka zyrtarizuar emërimin e Omar Abdulkadir Artan si arbitër kryesor të Superkupës së Europës mes Paris Saint-Germain dhe Aston Villas, duke konfirmuar paralajmërimet e bëra rreth një muaj më parë.

Arbitri nga Somalia ishte në qendër të vëmendjes para Kupës së Botës 2026, pasi iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se emri i tij përkonte me atë të një personi të lidhur me një grup terrorist.

Vendimi shkaktoi jehonë të madhe, ndërsa Artan u kthye në një figurë shumë të njohur në vendin e tij.

Tashmë, ai do të drejtojë një nga ndeshjet më prestigjioze të futbollit europian.

Superkupa e Europës mes PSG-së dhe Aston Villas do të zhvillohet të mërkurën, më 12 gusht, duke nisur nga ora 21:00 në “Salzburg Stadion” të Austrisë.

Për shumëkënd, ky emërim përfaqëson një lloj rehabilitimi profesional për arbitrin somalez, i cili pati një përvojë të hidhur përpara Botërorit.

UEFA ka publikuar edhe ekipin e plotë të arbitrimit. Asistentë të Artan do të jenë Liban Abdoulrazack Ahmed nga Xhibuti dhe Stephen Eleazar Onyango Yiembe nga Kenia.

Arbitër i katërt është caktuar slloveni Rade Obrenovič, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jenë italiani Marco Di Bello dhe spanjolli Guillermo Cuadra Fernandez.

The post U ndalua të hynte në SHBA para Botërorit, arbitri somalez “dëmshpërblehet” nga UEFA me finalen e Superkupës së Europës appeared first on GIJOTINA.