Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi ka lënë pas zhgënjimin e Kupës së Botës dhe është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Inter Miamit.

Ylli argjentinas realizoi dy gola dhe dhuroi një asist në fitoren spektakolare 4-2 ndaj Atlético San Luis në Kupën e Ligës.

Skuadra amerikane e nisi ndeshjen në disavantazh, pasi David Rodríguez shënoi që në minutën e katërt, por Messi reagoi menjëherë duke barazuar në minutën e 11-të.

Në fund të pjesës së parë ai realizoi edhe golin e dytë, ndërsa më pas Telasco Segovia dhe Micael vulosën suksesin e Inter Miamit. Ndeshja u ndërpre për 30 minuta në pjesën e dytë për shkak të stuhive.

Me këtë dopjetë, Messi ka shkuar në kuotën e 14 golave në vetëm 12 ndeshje të Kupës së Ligës, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni.

Inter Miami, ndërkohë, e zgjati në tetë ndeshje serinë pa humbje, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të skuadrës.

 

 

The post Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit appeared first on GIJOTINA.