Norma e interesit nuk ndryshon, Sejko: Shtrenjtimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare është rrezik për inflacionin

Vendimi vjen në një kohë kur inflacioni vijon të mbetet pranë objektivit të bankës, ndërsa ekonomia shqiptare shfaq ritme të qëndrueshme rritjeje.

Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%”, u shpreh guvernatori Sejko.