Kërkohej në Turqi për terrorizëm, arrestohet shtetasja turke në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit identifikoi dhe arrestoi një shtetase të huaj, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë.

Në pranga ka rënë turkja Julide Yazici (J. Y.), e cila u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë dhe veprimet po kryhen nga Interpol Tirana bashkë me Ankaranë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj saj ekzistonte një vendim dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit, e cila e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim.

Ajo akuzohet për dy vepra penale mjaft të rënda: “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Autoritetet turke janë vënë menjëherë në dijeni për këtë arrestim dhe nisjen e procedurave.

 

The post Kërkohej në Turqi për terrorizëm, arrestohet shtetasja turke në Rinas appeared first on GIJOTINA.