Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën play-off të Ligës së Europës, ku në vazo gjendet edhe emri i Egnatias.

Kampionia e Shqipërisë luan turin e tretë të këtij kompeticioni përballë Shamrok Rovers dhe nëse kualifikohet, do të ketë mundësinë që të luajë në “play-off” për turneun e dytë për nga rëndësia për klube të UEFA-s.

Goglat e shortit kanë vendosur skuadrën rrogozhinase përballë një kundërshtari jo edhe aq të lehtë.

Kundërshtari i “play-off” për çiftin Egnatia-Shamrok është caktuar Lilestrom i Norvegjisë, një klub i cili ka bërë çudinë në edicionin e kaluar ku edhe pse pjesë e kategorisë së dytë, ia doli të fitonte Kupën në këtë vend e siguronte pjesëmarrjen europiane direkt në play-off të Ligës së Europës.

 

The post Egnatia mëson kundërshtarin e ‘play-off’it të Europa League, nëse kualifikohet me Shamrok appeared first on GIJOTINA.