“Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një grup të strukturuar kriminal të akuzuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, duke dënuar në total me 155 vite burg 28 të pandehur.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), grupi kriminal gjatë periudhës 2022–2024 organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë deri në 10 mijë euro.

Hetuesit kanë zbuluar se rrjeti siguronte dokumente të falsifikuara dhe përdorte ndërmjetës për transportimin e personave përmes rrugëve tokësore, ajrore dhe detare. Në këtë aktivitet përdoreshin edhe agjencitë e udhëtimit “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat sipas SPAK bashkëpunonin me njëra-tjetrën.

Sipas dosjes hetimore, shtetasit shqiptarë largoheshin fillimisht nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale brenda zonës Schengen, ndërsa dokumentet false për udhëtimet drejt Britanisë së Madhe dhe Irlandës u dërgoheshin më pas në hotelet ku qëndronin në Spanjë.

Dokumentet e falsifikuara prodhoheshin në Tiranë, në një ambient të përshtatur si laborator, ku u gjetën kompjuterë, printerë, materiale të ndryshme dhe 37 vula të institucioneve private e shtetërore, të cilat dyshohet se përdoreshin për falsifikime dhe aplikime vizash.

Një prej personave të përfshirë në këtë dosje ishte edhe Ylli Riza Brahimaj, i cili sipas SPAK, edhe pse ishte nën masën e arrestit në shtëpi, vijonte aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve nga banesa së bashku me të birin, ku kishte ngritur një laborator për këtë qëllim.

Hetimet zbuluan se pagesat kryheshin pasi personat mbërrinin në destinacionet finale, ndërsa rrjeti kishte ngritur një skemë të organizuar për dërgimin e emigrantëve drejt vendeve perëndimore.

Të dënuarit

Njazi Ademaj

Ylli Riza Brahimaj

Rrezart Nasuf Domi

Osman Xhetan Luca

Artur Bajram Mici

Arsen Çlirim Caka

Jugert Fatmir Gashi

Emiljan Kin Marashi

Amarildo Xhetan Luca

Robert Lili Gjika

Roland Halil Islamaj

Xhelal Vehbi Krasniqi

Fitim Ramadan Rama

Gridi Arben Elezi

Maksim Nasuf Domi

Dritan Adem Cena

Redi Ferdinand Salaj

Behar Neshat Nuhiallari

Behar Nuredin Rexha

Deila Aljosha Qama

Arnold Xhevdet Shahu

Ylli Dule Caushaj

Ardit Bardhyl Shtylla

Murat Hysen Gjuniku

Bardhyl Halim Imeri

Bajram Myslim Xhaja

Besnik Nikoll Lumaj

Altin Hasan Neli

Fatmir Sulejman Stankova

Arben Sulo Rushiti

Leonardo Sabri Lama

The post “Bileta” ilegale drejt Anglisë e SHBA-së, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 persona appeared first on GIJOTINA.