Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Gjenden dy motoristët që kishin humbur kontaktet në zonën e Majës së Jezercës.

Pas disa orësh kërkime intensive në një nga terrenet më të vështira malore të vendit, ekipet e shpëtimit arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin të sigurt.

Tërheqja e motoristëve u realizua nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit.

Falë koordinimit mes strukturave të angazhuara, operacioni u përmbyll pa pasoja për jetën e tyre, pavarësisht vështirësive që paraqiste terreni malor i Jezercës.

The post Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës appeared first on GIJOTINA.