Dy avionë të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë ndërhyrjes nga ajri.
Sipas informacioneve paraprake, të dy helikopterët ishin ngritur nga aeroporti ushtarak i Eleusis dhe ishin angazhuar në operacionin për përballimin e zjarrit të madh në zonën e Megarës.
Të dhënat e fundit bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Sipas autoriteteve greke, pilotët e të dy helikopterëve janë shtetas rumunë, ndërsa koordinatorët e fluturimit janë grekë. Mjetet ajrore ishin marrë me qira nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe secili prej tyre kishte në bord nga dy anëtarë ekuipazhi.
Autoritetet greke kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes dhe rrethanat e plota të incidentit.
The post Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi appeared first on GIJOTINA.