Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026

Ditën e sotme, e diel, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme. Është ky parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri 37 gradë celcius në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Berat.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri ne 14m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

 

 

The post Parashikimi i motit për sot, e diel 2 gusht 2026 appeared first on GIJOTINA.