Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Peqin-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur si pasojë e një kalimi të gabuar nga një prej automjeteve.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen verifikimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.
The post Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur appeared first on GIJOTINA.