“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

Banorët e Rrogozhinës kanë dalë sot në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale.

Qytetarët kundërshtojnë mundësinë e bashkimit të Bashkisë Rrogozhinë me Bashkinë e Kavajës, duke kërkuar që vendimi të rishikohet.

Me pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojë ligjin për ndarjen territoriale dhe të marrë në konsideratë vullnetin e komunitetit.

Sipas banorëve, Rrogozhina ka historinë, identitetin dhe kapacitetet e saj për të vijuar si njësi administrative më vete.

Ata deklarojnë se do të vijojnë reagimet e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje nga institucionet.

 

 

The post “Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën appeared first on GIJOTINA.