Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e radhës të klubeve shqiptare në arenën europiane.

Egnatia dhe Dinamo kanë mësuar gjyqtarët që do të drejtojnë sfidat e tyre në turin e tretë kualifikues.

Ndeshja mes Shamrock Rovers dhe Egnatias, e planifikuar më 4 gusht në Dublin, do të gjykohet nga letonezi Andris Treimanis.

Për 41-vjeçarin nuk është sfida e parë europiane e sezonit, pasi më herët është caktuar edhe në përballjen mes Heart of Midlothian dhe Sturm Graz në kualifikueset e Champions League.

Ndërkohë, dueli mes Auda dhe Dinamos në Conference League i është besuar arbitrit spanjoll Jose Luis Munuera Montero.

43-vjeçari konsiderohet një nga gjyqtarët më të vlerësuar në Spanjë dhe sezonin e kaluar drejtoi sfida të nivelit të lartë, mes tyre edhe derbin mes Real Madrid dhe Atlético Madrid.

Caktimi i Munuera Monteros shihet si një tregues i rëndësisë që UEFA i ka dhënë këtij takimi, ndërsa ekipet shqiptare synojnë të hedhin një tjetër hap drejt fazës së grupeve të kompeticioneve europiane.

The post Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët appeared first on GIJOTINA.