Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e diasporës që zhvillohet sonte në Tiranë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se shqiptarët nga mbarë bota do të jenë pjesë e tubimit në bulevard.

Ai ftoi demokratët dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës, të cilën e cilësoi si “uraganin e lirisë” që ka tronditur qeverinë e Edi Ramës. Berisha tha gjithashtu se PD po vijon punën për organizimin dhe dixhitalizimin e strukturave të saj.

“Sot është një ditë shumë e veçantë për protestën. Sot, shqiptarë nga mbarë bota do jenë të pranishëm në bulevardin e protestës, në uraganin e lirisë, ndaj dhe ftoj të gjithë demokratet e demokratët të jenë sonte në këtë uragan që ka tronditur dhe që ka bërë të pashpresë regjimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

The post Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës appeared first on GIJOTINA.