Banorët e Këlcyrës kanë dalë në protestë kundër reformës territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Këlcyrë me Bashkinë Përmet. Ata kanë deklaruar se Këlcyra duhet të mbetet bashki në vete, pasi nuk është vetëm një institucion administrativ, por përfaqëson shërbimet, përfaqësimin dhe dinjitetin e komunitetit.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe si “Këlcyra historike” dhe “Këlcyra e kulturës”, duke kërkuar që bashkia të ruajë statusin e saj. Banorët janë shprehur se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me banorët.
“Këlcyra nuk duhet të shuhet. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me banorët”, shprehen ata
The post Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin appeared first on GIJOTINA.