Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim informues me gazetarët, ku ka folur për numrin e procedimeve aktive të institucionit.
Braho bëri të ditur se viti 2026 ka nisur me një numër të lartë çështjesh në hetim, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë rezultat i hetimeve të nisura nga vetë prokurorët e SPAK, siç raporton Anila Hoxha.
“Ajo që doja të ndaja është volumi. Viti 2026 ka nisur me 616 procedime aktive. Nuk dua të bëj krahasim se si ka punuar prokuroria më parë dhe si punon tani”, u shpreh ai.
Sipas Brahos, më shumë se gjysma e procedimeve aktive nuk kanë nisur nga kallëzime apo referime të ardhura nga jashtë institucionit, por nga hetime proaktive të ndërmarra nga SPAK.
“Më shumë se gjysma nuk kanë ardhur nga kallëzimet apo referimet e jashtme, por nga hetimet tona proaktive. Për gjashtë muajt e fundit kemi hetuar 16 zyrtarë të lartë”, tha kryeprokurori.