Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

Pas Kupës së Botës, Marc Cucurella ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe për premtimin e mbajtur ndaj trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, duke bërë tatuazh portretin e tij.

Megjithatë, surpriza nuk mbaron me kaq. Mbrojtësi spanjoll ka vendosur të ndryshojë edhe pamjen e tij karakteristike.

I njohur për kaçurrelat e gjata, që janë kthyer në një nga tiparet më dalluese të imazhit të tij, Cucurella është shfaqur tashmë me një model të ri flokësh, duke i stiluar ato në gërsheta.

Transformimi i ri ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve dhe mediave, të cilët janë mësuar ta shohin futbollistin me pamjen e tij ikonike.

 

The post Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike appeared first on GIJOTINA.