Shpërthen trajneri Silvio Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues!

Silvio Baldini ka bërë një deklaratë të fortë pas zhgënjimeve të fundit të futbollit italian, duke kritikuar hapur ambientin rreth Kombëtares së “Azzurrëve”.

Trajneri, i cili mori drejtimin e ekipit kombëtar në një moment të vështirë, nuk u përfshi fillimisht në listën e favoritëve, por arriti të fitojë besimin me vendimet e tij të guximshme.

Baldini befasoi duke mos grumbulluar disa prej lojtarëve që ishin pjesë e humbjes në Bosnje, me përjashtim të portierit Gianluigi Donnarumma.

Ai deklaroi se kishte në dispozicion futbollistë të tjerë të gatshëm për të dhënë gjithçka me fanellën e Italisë.

Rezultatet i dhanë të drejtë, pasi Italia fitoi dy ndeshje miqësore radhazi pa pësuar gol, duke bërë që emri i Baldinit të përmendej edhe si një kandidat i mundshëm për stolin e kombëtares.

Megjithatë, pas disa muajsh, trajneri ka reaguar me tone të ashpra, duke përsëritur një frazë që e kishte thënë më herët: “Futbolli italian është plot me mashtrues”.

Deklarata e Baldinit ka hapur debat në Itali, ndërsa kritikat e tij ndaj sistemit dhe mënyrës së funksionimit të futbollit vendas kanë marrë vëmendje të madhe.

The post Shpërthen trajneri Silvio Baldini: Futbolli italian është plot me mashtrues! appeared first on GIJOTINA.