Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë vendosur në Bulevard një pankartë gjigande me mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje”, duke e cilësuar atë si një mesazh të drejtpërdrejtë për qeverinë.
Me këtë slogan, pjesëmarrësit në protestë shprehën kundërshtimin ndaj politikave që, sipas tyre, cenojnë interesin publik dhe pasuritë e vendit, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të trajtohet si pronë private.
Gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrje si: “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Nuk na përfaqësoni” dhe “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”.
Protesta e kësaj të mërkure shënon ditën e 60-të radhazi të mobilizimit qytetar në Tiranë. Organizatorët kanë zhvilluar tubime para Kryeministrisë dhe Parlamentit, si edhe marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
gijotina.com/
The post Protestuesit vendosin mesazhin gjigand në Bulevard: “Shqipëria nuk është në shitje” appeared first on GIJOTINA.