Kryeministri britanik i shpall ‘luftë’ FIFA-s: Kupa e Botës nuk është në shitje!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka reaguar ashpër ndaj planit të FIFA-s për një formë privatizimi të Kupës së Botës, duke theksuar se turneu më i madh i futbollit nuk mund të trajtohet si një produkt tregtar.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Burnham deklaroi se futbolli nuk u përket investitorëve dhe se askush nuk ka të drejtë ta nxjerrë në shitje garën më prestigjioze në botë.

“Futbolli nuk u përket investitorëve. Kupa e Botës nuk është një produkt që duhet të hidhet në treg. Është gara më e madhe sportive globale dhe askush nuk mund ta nxjerrë atë në shitje”, u shpreh ai.

Deklarata e kryeministrit britanik vjen pas raportimeve për planin e FIFA-s që synon përfshirjen e investitorëve privatë në menaxhimin e të drejtave tregtare të Kupës së Botës.

Qëndrimi i Burnham ka rikthyer në kujtesë reagimin e ish-kryeministrit Boris Johnson kundër projektit të Superligës Evropiane, kur qeveria britanike u rreshtua hapur në mbështetje të futbollit tradicional dhe kundër komercializimit të tij.

 

The post Kryeministri britanik i shpall ‘luftë’ FIFA-s: Kupa e Botës nuk është në shitje! appeared first on GIJOTINA.