Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës ka ndodhur një aksident me vdekje.

Dy automjete, një Volkswagen që drejtohej nga Viktor Doda dhe një Benz që drejtohej nga Kristjan Laska, janë përplasur. Viktor Doda, banor i fshatit ka humbur jetën.

Sipas policisë, shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Laska. Ky i fundit është plagosur rëndë dhe është dërguar te Spitali i Traumës.

gijotina.com/

The post Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur appeared first on GIJOTINA.