Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka agravuar në plagosjen e dy personave.

Në komisariat është shoqëruar Fatjon Shkreli që më pas është përcjellë për në spital me plagë në ballë. Gjithashtu në spital ndodhen edhe Gramoz e Fiqirete Istrefi.

Mësohet se bëhet fjalë për një konflikt mes familjeve Shkreli e Istrefi, i mbartur prej vitesh, për motive pronësie.

gijotina.com/

The post Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) appeared first on GIJOTINA.