Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja lidhet me një konflikt të hershëm mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, i cili dyshohet se ka nisur për motive pronësie.

Në lidhje me ngjarjen, në komisariatin e Policisë është shoqëruar Fatjon Shkreli, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së konfliktit.

Grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

 

 

The post Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona appeared first on GIJOTINA.