PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas publikimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të pamjeve nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i rrëzimit të një punonjëseje të administratës gjatë ndjekjes së deputetit Agron Shehaj.

Përmes një deklarate publike, Bardhi e ka cilësuar shpërndarjen e këtyre pamjeve si një veprim denigrues dhe shkelje të rëndë të të drejtës për privatësi, duke nëvizuar se lufta politike nuk duhet të keqpërdorë punonjësit e administratës parlamentare.

“Përveç shkeljeve të rënda të të drejtës kushtetuese për privatësi, publikimi nga Kuvendi i kamerave të brendshme të sigurisë përbën një veprim denigrues ndaj dinjitetit të punonjëses së përgjegjshme të Kuvendit. Publikimi i këtyre pamjeve është dhunë ndaj një vajze, një gruaje, një nëne”, deklaroi Bardhi, duke dënuar me forcë si shkeljen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, ashtu edhe dëmtimin fizik të punonjëses gjatë incidentit.

gijotina.com/

The post PD dënon publikimin e pamjeve të punonjëses së Kuvendit: Veprim denigrues dhe dhunë ndaj dinjitetit të saj appeared first on GIJOTINA.