FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit 2026

Goli më spektakolar i Kupës së Botës 2026 nuk i përket Lionel Messit, Kylian Mbappés apo ndonjë prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror.

Çmimi prestigjioz shkoi për një emër surprizë nga Kepi i Gjelbër.

Sindy Lopes Cabral është shpallur autori i golit më të bukur të turneut, pas votimit të tifozëve në kanalet zyrtare të FIFA-s. Goli i tij u shënua në sfidën e raundit të 1/16-ve të finales ndaj Argjentinës, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 2-2 në minutat shtesë.

Sulmuesi i Trabzonsporit la pas në garë disa prej yjeve më të mëdhenj të Botërorit, përfshirë Kylian Mbappénë, Lionel Messin, Julián Álvarezin dhe Ferran Torresin.

Ky vlerësim i jep një tjetër shkëlqim paraqitjes së Kepit të Gjelbër në turneun më të madh të futbollit, ndërsa Cabral tashmë ka hyrë në historinë e Botërorit me një nga golat më të paharrueshëm të edicionit.

The post FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit 2026 appeared first on GIJOTINA.