Është mbyllur pasditen e kësaj të diele protesta e 57-të e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Protestuesit përsëritën kërkesat e tyre për dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës, dhe kastës së vjetër politike.
Nën thirrjet “arrestoni Ramën”, “ju erdhi fundi”, protestuesit mbyllën fjalimet për të vazhduar më tej me marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Në mbyllje, organizatorët njoftuan se tubimi i radhës do të mbahet nesër përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të vijojnë me të njëjtat thirrje dhe kërkesa.
The post Mbyllet protesta e ditës së 57-të te Kryeministria: Nesër te Parlamenti! appeared first on GIJOTINA.