Kristjan Asllani ka marrë një lajm të keq në një moment vendimtar të verës.
Interi ka zyrtarizuar dëmtimin e mesfushorit shqiptar, i cili mungoi edhe në miqësoren ndaj Karlsruher dhe nuk ishte as në stolin e rezervave.
Sipas klubit zikaltër, Asllani ka pësuar një dëmtim muskulor vetëm dy ditë më parë, çka vë në dyshim praninë e tij në turneun aziatik që Interi do të zhvillojë javën e ardhshme.
Skuadra italiane do të përballet me Manchester Cityn, Milanin dhe Juventusin në tre miqësore prestigjioze, por mesfushori i Kombëtares shqiptare rrezikon t’i ndjekë ato nga jashtë fushës.
Ky dëmtim vjen në një moment delikat për 24-vjeçarin, i cili është në kërkim të një destinacioni të ri gjatë merkatos së verës.
Minutat në ndeshjet përgatitore do të ishin një mundësi e mirë për të bindur klubet e interesuara dhe për të treguar formën e tij.
Tashmë mbetet për t’u parë sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave Asllani dhe nëse do të arrijë t’i bashkohet ekipit në turneun aziatik, ndërsa e ardhmja e tij tek Interi vazhdon të mbetet e paqartë.
The post Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi appeared first on GIJOTINA.