Zyrtare/ Epokë e re për kombëtaren e Gjermanisë, prezantohet trajneri Jurgen Klopp

Tashmë është zyrtare, Jürgen Klopp është trajneri i ri i përfaqësueses gjermane.

Trajneri 59-vjeçar, të cilin Federata Gjermane e Futbollit e dëshironte me çdo kusht pas zhgënjimit në Kupën e Botës, u prezantua sot zyrtarisht në Frankfurt si trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë.

Klopp merr drejtimin e “Panzerave” si pasues i Julian Nagelsmann dhe pritet të firmosë një kontratë që do ta mbajë në detyrë deri në Kupën e Botës 2030.

Pasi drejtoi për 9 sezone skuadrën e Liverpool, kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në drejtimin e një ekipi kombëtar.

Ai ishte në drejtimin skuadrave të përfaqësuara nga Redbull, përpara se të pranonte ofertën e federates gjermane të futbollit për të marrë drejtimin e “Panzerave”.

 

The post Zyrtare/ Epokë e re për kombëtaren e Gjermanisë, prezantohet trajneri Jurgen Klopp appeared first on GIJOTINA.