Ngjarje e rëndë në Fier! Burri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën, merr peng ish-bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vidhisht të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrin e tij dhe më pas ka marrë peng bashkëshorten.

Sipas Policisë, 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plala, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën, Belere Plaka, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

The post Ngjarje e rëndë në Fier! Burri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën, merr peng ish-bashkëshorten e tij appeared first on GIJOTINA.