Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

Tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren duke mos lejuar që Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Kjo ndodhi pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse nga socialisti Arbjan Mazniku dhe më pas nga ai i PD-së Luçiano Boçi për reformën.

Për të mos lejuar Maznikun të flasë, deputetët demokratë u ngritën dhe bllokuan Foltoren.

Peleshi më pas vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

 

The post Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut appeared first on GIJOTINA.