Nis mbërritja e deputetëve në Kuvend, protestuesit “zbukurojnë” me vezë e domate makinën e Iris Luarasit

Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Protestuesit kanë goditur me vezë një makinë zyrtare që i përket deputetes socialiste Iris Luarasi.

Kuvendi është i rrethuar me protestues të cilët kërkojnë për të 54-tën ditë me radhë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

The post Nis mbërritja e deputetëve në Kuvend, protestuesit “zbukurojnë” me vezë e domate makinën e Iris Luarasit appeared first on GIJOTINA.