E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi vazhdon të jetë në pikëpyetje. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mbetet një nga emrat që mund të largohet nga skuadra zikaltër gjatë kësaj merkatoje, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësitë për një transferim të mundshëm. Pavarësisht zërave për largimin, trajneri Kristian Kivu i dha minuta shqiptarit në miqësoren e parë të fazës përgatitore, ku Interi fitoi me rezultatin e thellë 16-0 ndaj skuadrës gjermane SV Asen.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një provë taktike të Kivus, i cili kërkon që mbrojtësit e tij të kenë cilësi në qarkullimin e topit. Megjithatë, ky eksperiment nuk konsiderohet si një sinjal se Asllani do të ketë një rol të ri në skuadër.
The post Interi shënon 16 gola në një ndeshje miqësore, Kristjan Asllani befason me rolin e tij appeared first on GIJOTINA.