“Mos më thuaj mua e dashur!“ Vokshi përplaset me Gjiknurin, socialisti: Për ta bërë jetën me ngjyra

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Në qendër të debatit ishte kërkesa e opozitës për praninë në sallë të kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Diskutimet u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili në një moment debati me deputeten demokrate Albana Vokshi përdori termin “e dashur”, çka solli reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të kësaj të fundit.

Debati mes tyre vijoi me tone të larta, ndërsa të dy palët shkëmbyen replika të drejtpërdrejta.

DEBATI

Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur!

Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit

Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra

Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale.

Vokshi: Këto janë batutat të kota.

Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Çpunë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i cëntralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.

The post “Mos më thuaj mua e dashur!“ Vokshi përplaset me Gjiknurin, socialisti: Për ta bërë jetën me ngjyra appeared first on GIJOTINA.