Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Janë një tufë budallenjsh që hedhin gurë dhe pllaka ndaj Parlamentit!

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh të koncertit të Kanye West do të binte mbi ata protestues që tentuan ta minojnë dhe sabotojnë ngjarjen.

Këtë deklaratë e bëri në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua Akti Normativ për financimin e koncertit të reperit amerikan, teksa tha se një pjesë e protestuesve, qëllimisht apo jo, po i shkaktonin një dëm të madh vendit dhe eventit.

“Përballemi me një situatë ku koncerti u kthye në një mulli ere ndaj të cilit u lëshua çdo Don Kishot dhe çdo protestues i asaj pjesës që le të themi që po anatemonte dhe luftonte objektivin e gabuar, në këtë rast Kanye West dhe koncertin dhe i sabotuar, minuar dhe vënë në qendër të vëmendjes të një liste objektivash të një proteste që në disa aspekte të saj linte shumë për të dëshiruar.

Flas për pjesën e dhunshme, bullizuese dhe pjesën që mendoj se nuk ka qenë e ndërgjegjshme për dëmet që mund t’i shkaktonte vendit dhe eventit dhe për dëme që ndoshta mund të maten edhe me fatin e kostos së faturës së këtij akti normativ.

Unë mendoj se nëse do të kishte një nipt ajo pjesë e protestës, kjo faturë e koncertit i takonte asaj pjesë të protestës që ose qëlimisht, ose nga padia, ose nga injoranca apo keqdashja.…”, theksoi Gonxhe.

 

 

The post Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Janë një tufë budallenjsh që hedhin gurë dhe pllaka ndaj Parlamentit! appeared first on GIJOTINA.