Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në lagjen “Vullnetari” të Elbasanit.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe përcaktimin e motiveve të ngjarjes.
Pritet që autoritetet të japin një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
gijotina.com/
The post Sulmi me armë në Elbasan/ Plagosen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri appeared first on GIJOTINA.