Partia Demokratike, e cila ka bojkotuar dy seancat e fundit plenare, sot vendosi të marrë pjesë në seancë pas disa orësh mbledhje me Grupin Parlamentar.
Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare.
Ndërkohë tashmë ata janë nisur drejt Kuvendit për të marrë pjesë në punime.
Berisha dhe demokratët janë futur në Parlament nga porta e Akademisë së Shkencave, ndërkohë që kanë shmangur hyrjen kryesore të parlamentit.
Berisha është shfaqur në krye të demokratëve dhe ka përshëndetur mediat me dy gishta lart.
The post PD rikthehet në Kuvend, deputetët demokratë hyjnë nga porta e Akademisë së Shkencave appeared first on GIJOTINA.