Aksident fatal me humbjen e një jete në rrugën nacionale Çermë-Divjakë, në fshatin Çermë Shkumbin. Nga ky aksident ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me “Opel”-in me të cilin është plagosur kokë më kokë me një “BMW”. Në këtë të fundit janë plagosur 5 persona, tre prej të cilëve fëmijë, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ambulanca i ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjes për mjekim.
Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39-vjeçari, baba i tre fëmijëve.
gijotina.com/
The post Aksident tragjik në rrugën e Divjakës, humb jetën babai, plagosen 3 fëmijët dhe 2 persona të tjerë appeared first on GIJOTINA.