Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohen 18-vjeçari dhe babai i tij! Sulmi ndodhi brenda Poliklinikës

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 32-vjeçari, si edhe babanë e tij, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në ngjarje.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë shtetasit A. F., 18 vjeç, dhe A. M., 53 vjeç, babë e bir, të dy banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake rezulton se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 32 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes në ambientet e Poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”.

18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, babai i tij, 53-vjeçari A. M., akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Policia e Shkodrës vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve.

 

The post Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohen 18-vjeçari dhe babai i tij! Sulmi ndodhi brenda Poliklinikës appeared first on GIJOTINA.