“Janë 46 protesta dhe do të jenë sa të jetë e nevojshme. Këta që na kanë marrë peng Shqipërinë duhet të shkojnë para drejtësisë.
Që nuk jemi vetëm e kemi parë çdo ditë ndaj sot dua të falënderoj një nga bijat tona dhe që është shprehur hapur për Revolucionin e Flamingove, faleminderit Dua Lipa dhe të presim në shesh.
Marta Kos u detyrua t’ia vendosë detyrim qeverisë plotësimin e kërkesave tona,ia kemi dalë dhe do t’ia dalim çdo ditë e më shumë. Kjo është një fitore e madhe për ne. Mos u trembni kur iu thonë që jeni pak. Anulimi i ligjit do të jetë fitorja jonë e parë, por luftën do ta fitojmë kur këta të shporren”, tha ajo.
Aktivisti Ilir Xhemalaj ka lëshuar akuza të ashpra nga sheshi i protestës në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar llogari për heshtjen e qeverisë ndaj deklaratave të një ministreje serbe, si dhe duke cilësuar lëvizjet e fundit të kreut të qeverisë si përpjekje për të “hedhur hi syve”.
“Një ministre serbe ka shpallur se do bente spastrim etnik me shqiptarët! I kërkoj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, i cili deri më sot nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar ndaj kësaj zonje! Kur do ta shpallim non grata? Ky shesh e ka shpallur non grata këtë ministre, Edi Ramën, dhe Vuçiçin!” u shpreh ai.
Më tej, aktivisti u ndal te qëndrimet e fundit të kryeministrit në Bruksel lidhur me ligjin për investitorët strategjikë dhe zonat e mbrojtura, duke i cilësuar ato si një lojë që nuk mund t’i mashtrojë më qytetarët.
Xhemalaj denoncoi mungesën e një qëndrimi zyrtar nga ana e Shqipërisë lidhur me deklaratat kërcënuese që vijnë nga Serbia.
“Ishte në Bruksel dhe kërkoi të na hidhte hi syve, tha se do anulohej ligji për investitorët strategjikë dhe zonat e mbrojtura. Ai do të na hedhë hi syve, por ne nuk kënaqemi me kaq! Ne duam dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama!” tha Xhemalaj.
Në mbyllje të fjalës së tij, aktivisti theksoi se Rama e ka humbur legjitimitetin dhe imazhin e tij jashtë vendit.
gijotina.com/