Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e kësaj të hëne, në zonën e Llamanit, në Himarë.

Sipas raportimeve flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në terren, ndërsa era e fortë po favorizon përparimin e flakëve.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por temperaturat e larta janë kryesisht shkaktarët kryesorë të kësaj periudhe.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm sipërfaqe toke të djegura.

 

 

The post Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përfshijnë kodrat e zonës appeared first on GIJOTINA.