Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari

Një zjarr i rënë në një apartament pranë pastiçerisë “Tasho”, në qytetin e Korçës, i ka marrë jetën një 74-vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një apartament në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat evakuuan banorët.

Si pasojë e zjarrit, humbi jetën 74-vjeçari U. Hysolli, i cili ndodhej në banesë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende.

Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

The post Flakët përfshijnë apartamentin në Korçë, humb jetën 74-vjeçari appeared first on GIJOTINA.