Atentati në Kurbin! Identifikohet autori që vrau Ilir Likën, pista kryesore ku po hetohet vrasja (Emri)

Emiljan Suti, është autori që vrau mbrëmjen e kaluar Ilir Likën në Laç. Mësohet se Suti rezulton të ketë përdorur disa identitete. Ngjarja ndodhi pranë hyrjes së pallatit ku banonte viktima.

Sipas hetimeve paraprake, viktima e cila njihej me mbiemrat Kokaj, Lika, Nure e Gjini, është qëlluar me shtatë plumba menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i ti pranë hyrjes së pallatit ku banonte. Dyshohet se shkak i vrasjes janë bërë borxhe të pashlyera. Edhe pse ka tentuar të largohet, Lika është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës.

Pas të shtënave, 40-vjeçari është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti tu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Në kuadër të hetimeve, disa persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Gjithashtu Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhet me të kaluarën dhe konfliktet e mundshme të 40-vjeçarit.

 

The post Atentati në Kurbin! Identifikohet autori që vrau Ilir Likën, pista kryesore ku po hetohet vrasja (Emri) appeared first on GIJOTINA.