Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Policia ka njoftuar ditën e sotme planin e masave të marra në kuadër të konceritit të Kanye West i cili do të zhvillohet me datë 11 korrik në Tiranë. Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se cila rrugë do të bllokohen.

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s

Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho”, rruga “Kasem Shima”,  rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Njoftimi

Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

gijotina.com/

The post Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on GIJOTINA.