Tetë ekipe në garë për trofeun më të rëndësishëm në botë, kompletohen katër sfidat çerekfinale

Kupa e Botës ka kaluar në fazën çerekfinale pasi janë plotësuar emrat e 8 skuadrave të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me ëndrrën për të fituar trofeun.

Për herë të parë që nga starti i tij, Botërori 2026 do të ketë një ditë pushim mes ndeshjeve, pasi nuk ka asnjë të tillë të programuar më datë 8 korrik, meqë sfidat kthen më datë 9 korrik me përballjen Francë-Marok që hap çerekfinalet.

Më pas luhet çdo ditë me radhë nga një ndeshje, duke vazhduar me Spanjë-Belgjikë, Norvegji-Angli dhe në fund Argjentinë-Zvicër.

Bie në sy se sipas programit, vetëm njëra nga ndeshjet ka orar të papërshtatshëm për Europën dhe bëhet fjalë për sfidën e fundit, ku luan Argjentina.

ÇEREKFINALET:

9 Korrik/ Francë-Marok 22:00

10 Korrik/ Spanjë-Belgjikë 21:00

11 Korrik/ Norvegji-Angli 23:00

12 Korrik/ Argjentinë-Zvicër 03:00

The post Tetë ekipe në garë për trofeun më të rëndësishëm në botë, kompletohen katër sfidat çerekfinale appeared first on GIJOTINA.