E kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari plagos me thikë xhaxhain në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy tyre, ndërsa i mituri është arrestuar nga policia pas ndërhyrjes së uniformave blu.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

Burime bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qënë se xhaxhai kishte kapur nipin duke konsumuar cigare hashash.

I plagosuri ia kishte thënë të vëllait këtë gjë.

 

The post E kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari plagos me thikë xhaxhain në Kamëz appeared first on GIJOTINA.