Trump mbërrin në Turqi për Samitin e NATO-s, pritet takimi me Erdoganin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në samitin e NATO-s që po zhvillohet në kryeqytetin turk.

Trump pritet të zhvillojë fillimisht një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përpara nisjes së punimeve të samitit, ku liderët e aleancës do të diskutojnë çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare.

Në Ankara ka mbërritur gjithashtu presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa prania e tij pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleanca ka investuar 37 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar për forcimin e industrisë së mbrojtjes.

Sipas Rutte, këto investime do t’i mundësojnë NATO-s të rrisë ndjeshëm kapacitetet e prodhimit ushtarak, duke arritur në rreth katër milionë predha artilerie në vit deri në vitin e ardhshëm.

Samiti në Ankara zhvillohet në një periudhë me sfida të mëdha për sigurinë globale, ndërsa liderët e NATO-s pritet të fokusohen te forcimi i mbrojtjes kolektive, mbështetja për Ukrainën dhe rritja e kapaciteteve ushtarake të aleancës.

The post Trump mbërrin në Turqi për Samitin e NATO-s, pritet takimi me Erdoganin appeared first on GIJOTINA.