Përplasje fizike tek ish-Blloku! Biznesmeni Nadir Çausholli kallëzohet pas konfliktit për karikuesin e makinës

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronari i kompanisë “CFO Pharma” është përfshirë në një përplasje fizike mesditën e kësaj të hëne me pronarin e një lokali në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të heqjes së një karikuesi për automjete elektrike, të cilin biznesmeni e kishte vendosur në atë ambient me iniciativën e tij.

Pamjet tregojnë momentin kur Çausholli tenton të godasë personin tjetër, përpara se situata të qetësohej nga ndërhyrja e personave të pranishëm. Lidhur me këtë ngjarje, biznesmeni është kallëzuar penalisht për veprat e “kanosjes” dhe “shkatërrimit të pronës”.

gijotina.com/

The post Përplasje fizike tek ish-Blloku! Biznesmeni Nadir Çausholli kallëzohet pas konfliktit për karikuesin e makinës appeared first on GIJOTINA.