Një moment simbolik është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë shënuar ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama me një formë të veçantë proteste.
Protestuesit kanë shfaqur një “tortë” të ndërtuar prej betoni, si simbolikë dhe mesazh ironik drejtuar kreut të qeverisë.
Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje si “Edhe 100 vite… në burg”, të cilat u shoqëruan me ovacione nga pjesëmarrësit në shesh.
Sipas organizatorëve, ky akt ishte një formë simbolike proteste dhe shprehjeje pakënaqësie ndaj qeverisë dhe politikave të saj.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht si një nga momentet më të veçanta të tubimit të sotëm në kryeqytet.
The post “Ditëlindja e fundit si kryeministër”, qytetarët në shesh këndojnë: Rama jepe dorëheqjen, edhe 100 vite në burg! appeared first on GIJOTINA.