“Unë pa punë jam! “Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkon anulimin e dekretit presidencial për emërimin e prokurorit Ols Dado në vitin 2008, është shtyrë.

Vendimi për shtyrjen u mor pasi në seancë mungoi avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i cili njoftoi gjykatën se ndodhej në urgjencë me fëmijën e tij.

Pavarësisht paraqitjes së Erion Veliajt në ambientet e gjykatës, i shoqëruar nga forcat e policisë, trupa gjykuese vendosi që shqyrtimi i çështjes të mos vijonte dhe caktoi seancën e radhës më 24 korrik.

Në këtë proces, Veliaj kërkon shfuqizimin e dekretit presidencial të vitit 2008, me argumentin se Ols Dado është emëruar prokuror pa përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Pjesë nga komunikimi në Gjykatën Administrative: 

Veliaj: Dua të deklaroj se pa praninë e avokatit nuk mund të vazhdohet seanca.

Avokati i Ols Dados: E lë në vlerësim të Gjykatës.

Gjykata: Në kuadër të mbrojtjes efektive e shtyjmë seancën për datën 24 korrik, ora 09:00.

Veliaj: Unë pa punë jam, kështu që…

The post “Unë pa punë jam! “Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative appeared first on GIJOTINA.